27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vdekja në aksident e të miturit në Sarandë, prokuroria tenton dy herë të çojë në burg shokun, Gjykata e çon në arrest shtëpie

Gjykata e Sarandës ka rrefuzuar dy herë kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “Arrest në burg” për 14-vjeçarin O. K nga fshati Stjar i Delvinës, i cili drejtonte mjetin që ka shkaktuar aksidentin fatal mbrëmjen e 21 nëntorit. Vendimi për të kërkuar arrestin në burg është kundërshtuar nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Prokurorja Esmeranda Basho paraqiti argumente për masën më të rreptë, përfshirë rrezikun e përsëritjes së veprës dhe rrezikun e largimit. Megjithatë, Gjykata vendosi se masa “Arrest në shtëpi” është më e përshtatshme duke marrë në konsideratë moshën e të miturit, interesin më të lartë të tij, gjendjen shëndetësore dhe faktin që veprat penale janë kryer pa dashje.Dy ditë më pas, gjyqtarja Edona Vajushi e ka refuzuar këtë kërkesë, duke caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” në mungesë me argumentin: “Gjykata duke marrë në konsideratë moshën e re të të miturit i cili vetëm më datë 30.06.2023 ka mbushur 14 vjeç, interesin më të lartë të të miturit, pjekurinë mendore të një moshe të tillë, gjendjen shëndetësore të të miturit duke qenë se edhe vetë është i dëmtuar si pasojë e aksidentit, vendin ku ka ndodhur ngjarja (rrugë interurbane dytësore), faktin që veprat penale për të cilat dyshohen kryhen me dashje, por pasojat në veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit vijnë nga pakujdesia, personalitetin e të miturit i cili rezulton i padënuar më parë, pasojat e ardhura deri në këtë moment të shqyrtimit siç janë vdekja e një pasagjeri dhe plagosja e rëndë e pasagjerit tjetër, çmon se masa më e përshtatshme në raport me shkallën e nevojave të sigurimit është ajo e “Arrestit në shtëpi”, parashikuar në nenin 237 të K.Pr.Penale”.

Vendimi i Gjykatës është ekzekutuar ditën e nesërme, rreth orës 15.10 nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Sarandës, i cili ka siguruar në banesë të dyshuarin 14 vjecar.

Dy ditë më pas, në 10 dhjetor, 14 vjecari O. K është sjellë në Gjykatën e Sarandës për t’u njohur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij. Sërish Prokurorja Esmeranda Basho ka tentuar të vendosë masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij, duke paraqitur kërkesë për ndryshimin e vendimit të datës 7 dhjetor të gjyqtares Edona Vajushi me argumentin e “rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe të të miturit, rëndësinë e faktit dhe sanksionin e parashikuar për këtë vepër”. Por ka qenë sërish gjyqtarja Edona Vajushi ajo që ka rëzuar kërkesën e Prokurorisë me argumentin se “edhe pas marrjes në pyetje të personit të arrestuar, gjykata vlerëson se nuk rezultoi ndonjë rrethanë e re, që nuk është mbajtur parasysh nga gjykata në caktimin e masës së sigurimit, në mungesë”, duke caktuar sërish masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj tij.

Në këtë ngjarje të trishtuar ka humbur jetën Arjol Dervishaj, një 14-vjeçar i cili ka ndërruar jetë disa ditë pas aksidentit në spitalin e Traumës Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Stjar, ku mjeti drejtuar nga O. K ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, duke shkaktuar dëmtime të rënda për të gjithë pasagjerët.

Gjatë procesit ligjor, autoritetet kanë bërë hetimet e nevojshme, janë marrë mostra gjaku për ekzaminime laboratorike dhe është sekuestruar automjeti i përfshirë në aksident. Gjithashtu, është marrë deklarimi i shtetasve dhe është vijuar me procedurat për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...