28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Shaip Kamberi,shqiptari triumfues në zgjedhjet parlamentare Serbe

Shaip Kamberi ka arritur sërish të fitojë një mandat në parlamentin serb, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit.

Pas këtij triumfi, Kamberi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, ku citon thënien e boksierit Muhamed Ali.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, shkruan Kamberi.

Nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës te protestat e ‘Rithemelimit’, Policia dhe Garda zbarkojnë në terren
Stuhia vdekjeprurëse bën ‘namin’ në këtë vend, raportohet për 14 viktima
Vrau një të dënuar dhe pragosi efektivin në IEVP e Peqinit, avokati i njohur ‘zbërthen’ skenarin: Sokol Mjacajt mund t’i shpëtojë burgut përjetë vetëm nëse…
Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik. Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanovcit. Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, shqiptarët hynë të ndarë në dy lista, ku përveç Kamberit, mori pjesë garë edhe partia “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e përfaqësuar nga Visar Mehmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...