6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Mimi Kodheli: Heqja e imunitetit të Berishës, konfirmim i vullnetit të PS për drejtësi

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, shprehet se vendimi për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha është një konfirmim i vullnetit të Partisë Socialiste për drejtësi. Në një intervistë, ajo thekson se PS ka respektuar dhe do të respektojë kërkesën e drejtësisë, ndërsa reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Kodheli shton se Shqipëria ka vënë piketat e saj gjeopolitike dhe se heqja e imunitetit të Berishës ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

Kodheli nënvizon se seanca për heqjen e imunitetit ishte përtej simbolikës dhe se PS ka qenë e drejtpërdrejtë në vendimet e saj. Ajo pohon se kushdo që ka gabuar duhet të përgjigjet para drejtësisë, duke theksuar se kjo rrit besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Intervista e Kodhelit përmbledh qasjen e PS ndaj sfidave aktuale dhe thekson rëndësinë e vazhdimësisë së reformave për të përmbushur standardet evropiane.

“Disa kolegët të PD duhet të ishin prezentë në seancë. Seanca e sotme ishte një seancë përtej simbolikës. Ne kemi qenë të drejtpërdrejtë dhe është ditur vendimmarrja jonë prej kohësh. Është një situatë e re, rrjedha politike tashmë është vendosur. Shqipëria ka vënë disa piketa në politikën e saj të jashtme. Politika duhet të kujdeset që reformat e nisur të perfeksionohen dhe duhet të tregojmë se duhet të përmirësojmë sistemet dhe shtyllat e demokracisë, sepse vetëm kështu duhet të afrohemi me Evropën”, u shpreh ajo. Ndërkohë duke u ndalur të rasti i Sali Berishës, zonja Kodheli theksoi se kushdo që ka gabuar në detyrën e tij duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Kjo qasje shtoi deputetja e PS-së rrit besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe gjykatave në Shqipëri. “Njerëzit duhet besojmë se ligji është i njëjtë për të gjithë. Kjo është shumë e rëndësishme. PD është një pasuri e vendit, edhe opozita po ashtu, por kjo nuk do të thotë se kush ka gabuar nuk duhet të paguajë. Nuk do kisha dashur askënd që është marrë në politikë ta shihja në këtë pozicion, por besoni që unë si çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi kam besuar shumë se do ishin shumë pak ata që janë marrë me politikë, që do ta përfundonin karrierën në këtë formë. Nëse është gabuar duhet të paguajnë, kaq e thjeshtë është e gjitha”,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT