34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Klevis Balliu komenton aksionin e opozitës për arrestimin e Berishës: ‘Shqipëria është në Diktaturë

Shefi i organizimit në Rithemelimit, Klevis Balliu, ka komentuar aksionin e opozitës pas arrestimit të kryedemokratin Sali Berisha me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë televizive, Balliu ka theksuar se goditja e Berishës nuk është habi, duke e përcaktuar atë si personin që i ka kallur datën mazhorancës dhe qeverisë. Ai ka propozuar që aksioni opozitar duhet të nisë me konceptin “Shqipëria është në diktaturë”. Balliu ka theksuar se ky aksion do të jetë shumë herë më i vrullshëm dhe më i fortë, dhe e vetmja gjë që ka mbetur është mbledhja e forumeve të Partisë Demokratike (PD). Gjithashtu, ai ka sjellë në vëmendje disa çështje tjera, duke pyetur pse SPAK nuk bën hetime për figura të tjera të përfshira në skandale korruptive.

Për kryetarin e PD-së, për ne demokratët nuk është habi, mbase për të tjerët mund të jetë por personalisht nuk habitem që është sulmuar nga kjo qeveri pasi është sot i vetmi që i kall datën kësaj mazhorance dhe kësaj qeverie. Është një lëvizje për të pasur një lloj organizimi më efektiv është në kuadër edhe të zgjerimit dhe hapjes së PD-së. N.q.s deri dje ne aksionin e nisnim nga koncepti që ‘të bëjmë kujdes se Shqipëria po rreshket në diktaturë’, sot aksioni duhet të nisë nga koncepti që ‘Shqipëria është në diktaturë’.

Janë dy gjëra shumë të ndryshme”, deklaroi ai. Më tej Balliu theksoi se aksioni opozitar do të jetë shumë herë më i vrullshëm. Sipas tij, e vetmja gjë që ka mbetur është mbledhja e forumeve të PD. “Nga ky aspekt mendoj se aksioni opozitar do të jetë shumë herë më i vrullshëm, shumë herë më i fortë dhe shumë herë më i vështirë. Ata që e kanë bindje aksionin e tyre ata që qëndrojnë për interes parimor, nuk i ndryshon aktet dhe planet e tyre.

E vetmja gjë që ka mbetur sot është mbledhja e forumeve të PD-së, sqarimi me ta dhe nisja e një aksioni nga koncepti që sot Shqipëria është në diktaturë. Kur arrestohet kryetari i opozitës, kur sulmohet opozita në këtë mënyrë, kur vidhet dhe nuk ndodh asgjë, se SPAK dakord por pse nuk bën gjë për Olta Xhaçkën, për Erion Veliajn, i cili ishte një person që kur erdhi në pushtet nuk deklaronte asnjë shtëpi dhe 2 javë pasi u bë ministër bëri një dasmë 500 mijë euro. Ky SPAK-u do nisi ndonjë hetim për këtë çështje apo për paratë që ka sot ai?”, nënvizoi Balliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...