12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Evi Kokalari paralajmëron ndryshime të mëdha në politikën Shqiptare: Arrestimi i Berishës si mundësi për rimëkëmbje të opozitës

Aktivistja Evi Kokalari ka paralajmëruar një kohë të re për politikën shqiptare, duke thënë se arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk do të shkatërrojë opozitën, por do të jetë një mundësi për rimëkëmbje dhe ndryshime thelbësore. Kokalari ka shprehur bindjen se Partia Demokratike do të nxjerrë mësime nga gabimet e të kaluarës, veçanërisht nga periudha e saj e fundit.

Në një analizë të thelluar, Kokalari ka bërë komente edhe mbi skandalet brenda “Foltores” së Sali Berishës. Ajo ka akuzuar Berishën se ka marrë peng PD dhe demokracinë që në vitin 1991 dhe se rithemelimi i PD-së ka pasuar një rrugë të vështirë dhe të një pasigurie të konstante.

Kokalari ka komentuar edhe hyrjen në skenë publike të Argita Malltezi Berisha, vajza e ish-kryeministrit, duke thënë se ky lëvizje pritet të dështojë pasi nuk do ta ndjekin ata që kishin dalë në mbështetje të Berishës kur Kuvendi i hoqi imunitetin. Ajo shpreh bindjen se largimi i Sali Berishës nga politika është një zhvendosje pozitive për opozitën, duke e shpallur atë si një mundësi për rimëkëmbje dhe rizgjidhje të PD-së.

Në fund, Kokalari vlerëson se opozita është për momentin në një gjendje shkatërrimi, por me largimin e Sali Berishës, ka shpresë për një riafirmim dhe një gjetje të vetes, duke mësuar nga gabimet e kaluara dhe duke shikuar me optimizëm drejt një të ardhme më pozitive.

“Tentativa e tij për të na mbushur mendjen të gjithëve ne që ju bashkuam se çdo gjë po e bënte për PD, u vetëasgjesua me mënyrë se si e morën peng kontrollin PD së ‘rithemeluar’, garat e këshillit kombëtar, forumit rinor dhe primare bashkiake. Kontrolli mbi votën e lire, manipulimi i saj dhe hipokrizia me të cilën mbulonin pislliqet në kurriz të demokrateve kalonte çdo cak te mirësjelljes civile. Gabimi kryesor i Berishës ishte insistimi i tij në këtë luftë të pakuptueshme “për dinjitet” dhe refuzimi i largimit nga parlamenti. Ndoshta, gjerat do ishin shume ndryshe për të sot, nëse do kishte reaguar në mënyrë më të matur në Shtator të 2021. Sot, vazhdon me te njëjtin budallallëk, ku prezanton pasardhëse të bijën, të cilën nuk do ta ndjekin as ata qe kishin dalë në mbështetje të tij. E kam të vështirë të imagjinoj Berishën në burg, sepse kam qenë aq afër me të sa të më dhimbset, sidomos për moshën që ka, por largimi i tij nga politika është gjëja më e mirë që po i ndodh opozitës. PO. Opozita momentalisht është e shkatërruar, por me largimin e pengesës kryesore, besoj fort që opozita do rimëkëmbet dhe do ta gjejë veten, gjithnjë duke mësuar nga gabimet e të së kaluarës, dhe sidomos gabimet e dy viteve te fundit”, përfundon shkrimin Evi Kokalari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT