14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dalin bisedat e përgjuara të Beqaj me Ermal Kurtulaj, ish ministri fliste me telefonin e shoferit

Dosja e re e SPAK ka filluar në vitin 2023 dhe ka si i hetuar kryesor Ermal Kurtulaj, i cili ka qenë Koordinator i projektit EUSAIR dhe dyshohet se menaxhonte një restorant, i cili sipas SPAK ishte pronë e fshehur e Ilir Beqajt, i cili në atë kohë mbante detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

SPAК ka filluar procedurat penale për disa akuza, përfshirë:

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike: Ky akuzë ngrihet kur një person i angazhuar në administratën publike merr ose pranon një avantazh të paligjshëm për veprime që ai mund të bëjë në detyrën e tij.

Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike: Ky akuzë përfshin rastet kur një person i caktuar tenton të japë, ofrojë, ose ndihmojë në dhënien e një avantazhi të paligjshëm për një person që ushton një detyrë publike.

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim: Këto akuza janë të lidhura me deklaratat e pasurisë dhe interesave financiare të personave publikë dhe personave të zgjedhur, ku akuzohet se ka pasur një mosdeklarim, fshehje, apo deklarim i rremë i pronës, pasurisë, ose interesave të tyre.

Në dosje, janë publikuar bisedat që Beqaj ka bërë me Kurtulajn për restorantin Gzona në Kalanë e Tiranës.

Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj dhe numrit të telefonit që i përket shoferit të Beqajt, Arben Danit por por në këtë bisede flet shtetasi llir Beqaj, thotë SPAK

Pjese nga biseda:

A (Ermali)

B (Beqaj):

A: Udhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Me ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

A: Po pra po

B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, nëqoftese mundet.

A: Mir, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

A: Ne 4?

B: Po

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...