10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rasti i vrasjes se Liridona Ademajt në Prishtinë: Drejtori i policisë Gazmend Hoxha jep detaje të reja

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë deklarata të reja lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit. Ai ka bërë të ditur se policia ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast, por ende po heton për motivin e vrasjes.

Hoxha tha se procesi hetimor është në fazat e tij fillestare dhe se policia ka qenë efikase dhe profesionale në trajtimin e këtij rasti të rëndë. Ai gjithashtu shtoi se po hetohen disa pista, por derisa të ketë një përfundim të qartë mbi motivin e vrasjes, nuk mund të bëhen publike informacione të tjera.

Drejtori i policisë theksoi se policia e Kosovës është e përkushtuar në sigurimin e prova dhe faktave për të mbështetur arrestimet dhe hetimet e tyre. Ai theksoi se institucioni që ai drejton është tejet profesional dhe nuk mjaftohet vetëm me dyshime dhe indicie.

Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasjeje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të kemi të qartë motivin”, ka thënë Hoxha

Në lidhje me arrestimet, bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli, është arrestuar dhe dyshohet se ka organizuar krimin duke ofruar një shumë prej 30 mijë eurosh Granit Plavës, personit që akuzohet për ekzekutimin e vrasjes. Në burg janë edhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë.
“Policia e Kosovës ka nivel të lartë profesional. Edhe policët hetues punojnë në kohë të gjatë dhe kanë përvojë në hetim. Që në momentet e para, kemi pasur indicie që diçka nuk është në rregull. Nuk mjaftohemi me indicie, na është dashur të sigurojmë prova për të arrestuar dikë. Rasti u raportua që ka qenë grabitje. Sqarimet që janë dhënë nga vetë Naim Murseli dhe nga personat e tjerë s’kanë qenë bindëse për ne dhe kemi nxjerrë të gjitha faktet dhe dëshmitë. Është ekzaminuar gjithë procesi, kamerat që kanë shtëpitë në atë vendndodhje, ku është kryer vrasja”, ka thënë Hoxha.

Gjykata ka zgjatur afatin e paraburgimit për personat e arrestuar për 2 muaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...