33.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Taulant Balla: Reforma e policisë është në progres

Në një konferencë për media, Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se faza e parë e hartimit të ligjit për policinë e shtetit po përfundon. Ministri shprehu bindjen se ky ligj do të çojë në përmirësimin e trupës së policisë duke i hequr monopolin strukturës drejtuese.

“Ndryshimet mund ti përmbledhja ‘dinamizim, energjizim i trupës së policisë së shtetit dhe përmirësim të karrierës së policisë. Duhet ti japim mundësinë çdo punonjësi të policisë të bëjë karrierë. Ti japim fund monopolizimit të strukturës drejtuese brenda policisë së shtetit,” tha Balla.

Ministri informoi se në vitin 2023, 607 të rinj u pranuan në Akademinë e Sigurisë në nivelin bazë patrullë e përgjithshme dhe 41 prej tyre ishin të shquar në patrullën e krimit. Në vitin 2024, planifikohet pranimi i 400 kandidatëve të rinj, 100 prej tyre të shquar dhe 29 për funksione të veçanta në policinë e shtetit. Këto hapa janë pjesë e përpjekjeve për reformimin dhe përmirësimin e sistemit policor në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...