12.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Kryeministri Edi Rama planifikon mbledhjen e kabinetit për fillim të vtit 2024

Për të nisur vitin e ri 2024, kryeministri Edi Rama ka parashikuar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet më 9 janar, dhe synohet të jetë një moment reflektimi mbi vitin e shkuar, duke bërë një bilanc të veprimeve të qeverisë dhe duke vendosur objektivat për vitin e ri.
Ky takim ka rëndësi në planifikimin dhe koordinimin e veprimeve qeveritare për të adresuar sfidat dhe për të zhvilluar strategjitë për të ardhmen.

Tashmë është bërë traditë që Rama e nis vitin me një mbledhje me kabinetin, prandaj takimi pritet të jetë i formatit “retreat”.

Në 2025 Shqipëria mban zgjedhjet e përgjithsme parlamentare, ndaj PS-së do t’i duhet të ndezë motorët e fushatës elektorale që tani.

Në konferencën e fundvitit, ku bëri një pasqyrë të 2023-it, Rama e konsideroi një nga vitet më të mira për Shqipërinë, ku rritja ekonomike kaloi pritshmëritë. Gjithashtu u kalua objektivi i numrit të turistëve që vizituan vendin tonë përgjatë 12 muajve, pasi numri i tyre arriti në mbi 10 milionë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT