8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Presioni në spitalet Italiane rritet, gripi sezonal bën kerdinë

Urgjenca shëndetësore dhe spitalet italiane po ballafaqohen me një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit, duke sjellë presion shtesë në sistemin shëndetësor. Edhe pse ka pasur një rënie të numrit të rasteve me Covid-19, rastet e gripit me komplikime dhe pneumoni po shfaqen në nivele shqetësuese.

Në javën e fundit, rastet e Covid-19 kanë shënuar një rënie prej 16%, por ekspertët shprehen se kjo mund të jetë rezultat i numrit më të ulët të analizave gjatë festave, dhe pritet të shihet një rritje e tyre në ditët në vijim.

Spitalet italiane raportojnë për një shtim të pacientëve me simptoma të rënda të gripit, dhe shumica e tyre janë qytetarë të moshuar dhe të cënueshëm. Prisja për të parë një mjek është shtrirë në disa orë, duke treguar sfidat që po përballet sistemi shëndetësor.

Ekspertët e shëndetit në Itali e cilësojnë këtë sezon gripal si më të rëndët në 20 vjet, dhe theksojnë nevojën për vaksinim. Shumë prej tyre vërejnë se shumë nuk e morën seriozisht paralajmërimin për rrezikun e gripit dhe nuk pranuan vaksinën. Numri i personave të infektuar me grip në Itali ka tejkaluar një milion, dhe pritet që kulmi i rasteve të arrijë në javët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...