10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rritje e rasteve të infektimit me simptoma e gripit në Shqipëri

Një rritje e ndjeshme është vërejtur në numrin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për simptoma të ngjashme me gripin në Shqipëri. Afërsisht 12 mijë pacientë të moshave të ndryshme janë drejtuar në dyert e mjekëve përgjatë javës së fundit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon se kjo është një situatë e zakonshme për stinën e dimrit, veçanërisht në muajin janar, kur është e pritshme kulmi i infeksioneve. Ai thekson se përveç virusit SARS-CoV-2, ka edhe qarkullim të tjera viruse respiratore si gripi dhe RSV, megjithatë, problematika e tyre duket më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Shumica e pacientëve ankohen për lodhje dhe kollë të zgjatur, por ekspertët nuk shqetësohen për këto simptoma. Alimehmeti thekson diferencën mes gripit të vitit të kaluar dhe virusit aktuel, duke shtuar se virusi i tanishëm shpesh shoqërohet me një kollë të zgjatur, ndërsa temperatura është më e ulët.

“Vitin e kaluar gripi ka qenë më i fortë me temperaturë 38-40 që nuk binte deri në 3 ditë po të shikoni këtë virozë që qarkullon tani, do vini re që s’ka temperaturë por ka një kollë që zgjat shumë në kohë, 3 deri 4 javë e me radhë”-tha Alimehmeti.

Apeli është për të mos e tepruar me medikamente, e veçanërisht antibiotikë që nuk janë aspak të nevojshëm.Për secilën prej këtyre trajtimi është mbështetës, trupi e kalon vetë ne e mbështesim me pushim qëndrim ngrohtë dhe ushqim, por ka raste që duan ndihmë mjekësore por kryesisht kalojnë vetë”-tha ai.

Ajo çfarë i qetëson ekspertët është numri i ulët i shtrimeve në spital, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Referuar situatave të ngjashme, pritet që fundi i muajit janar të regjistrojë kulmin dhe më pas kurba e infektimeve të filloj të bien në muajin shkurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...