26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Reagimi i Ish-ministresë së Drejtësisë,në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares në Durrës

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e një nëne 41-vjeçare në Durrës, e cila dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, si dhe është denigruar në rrjetet sociale. Gjonaj ka bërë thirrje për një vëmendje më të madhe ndaj risqeve që sjell teknologjia dhe rrjetet sociale, duke kërkuar përfshirjen e dhunës psikologjike si një vepër penale e veçantë në Kodin Penal.

Në reagimin e saj, Gjonaj tha:

“Ngjarja e rëndë e ndodhur ndaj një gruaje dhe nëne të 4 fëmijëve në Durrës, është një këmbanë alarmi për të gjithë ne! Një dhunë psikologjike e ushtruar në mënyrë sistematike ndaj një gruaje, e cila për shkak edhe të kulturës dhe mentalitetit e gjeti veten nën presionin e sulmeve denigruese, duke shkaktuar pasoja fataliste për jetën e saj.”

Gjonaj theksoi nevojën për të ndryshuar Kodin Penal dhe për të përfshirë dhunën psikologjike si një vepër penale e veçantë. Ajo gjithashtu bëri thirrje për masat urgjente për të parandaluar dhe dënuar rastet e dhunës ndaj grave në të gjitha format e saj, duke përfshirë edhe dhunën psikologjike në rrjetet sociale.

Avokatja shprehu ngushëllimet e saj për familjen e viktimës dhe ftuar organet e drejtësisë të kryejnë hetimet e thelluara për të nxjerrë para përgjegjësisë autorët dhe institucionet shtetërore nëse nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar ngjarjen tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...