27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/“E ka mbyt burri i vet, jam më se i bindur”,vëllai i Bedrie Lokës shokon me deklaratën

Policia e Durrësit ka arrestuar bashkëshortin e Bedrie Lokës, Xhemal Loka, në lidhje me ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së saj. Hetimet kanë treguar se Xhemal Loka kishte kërcënuar bashkëshorten për ta vrarë me një mjet prerës thikë.

Veç arrestimit të tij, specialistët për hetimin e krimeve kanë sekuestruar celularët e të dyve për ekspertim, duke synuar gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Në lidhje me ngjarjen, ka dalë në dritë se më herët, në dhjetor të vitit 2022, Bedrie Loka kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false në emrin e saj, por nuk kishte ndërmarrë veprime për këtë rast. Familjarët e saj kanë thënë se Bedrie Loka kishte shenja të dhunës në trup dhe kishin shprehur shqetësimet e tyre.

Vëllai i viktimës ka shprehur bindjen se bashkëshorti ka pasuar me dhunë Bedrien dhe dyshohet se ky fakt mund të ketë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes. Familjarët kanë apeluar për drejtësi në këtë rast dhe kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj autoriteteve për mosveprimin më herët, duke theksuar se një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar.

Në një zhvillim tjetër, ka dalë në dritë se më herët, në dhjetor të vitit 2022, Bedrie Loka kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false në emrin e saj, por nuk kishte ndërmarrë veprime për këtë rast. Familjarët e saj kanë thënë se Bedrie Loka kishte shenja të dhunës në trup dhe kishin shprehur shqetësimet e tyre.

“E ka mbyt burri i vet, jam më se i bindur, kam rrethanat, kam fëmijët. Nuk mendoja se do e çonte motrën në këtë pikë. 23 vite nuk i ka parë ditë të bardha në atë derë. Një fjalë të dobët për të në atë lagje nuk ka thënë, e kanë respektuar.

Isha në Greqi, më mori nusja në telefon, ka pirë Bedria helm. Erdha në varrim. I kam marrë nipat edhe mbesat, nuk i lë ata. Ça është pasuria e saj nuk kanë për ta gëzuar. Spitali thotë që nuk është rrahur, fëmijët thonë që është rrahur”, tha vëllai i të ndjerës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...