29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Berisha sfidon SPAK, shkel hapur masën e arrestit shtëpiak me të gjitha mënyrat

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të sfidojë masën e “arrestit shtëpiak” duke injoruar hapur vendimin e Gjykatës së Posaçme (SPAK, GJKKO dhe BKH). Dje, tre oficerë të policisë gjyqësore u nisën për të verifikuar nëse Berisha po e respekton vendimin, i cili e ka në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar. Pas një kontrolli prej 7 minutash, ata u larguan, ndërsa Berisha vijon të injorojë hapur veprimet e policisë.

Përkundër këtij kontrolli, ish-kryeministri i injoron hapur masën e arrestit shtëpiak. Pas kontrollit të policisë, disa teknikë fonie u futën në banesën e tij, duke lejuar Berishën të mbajë fjalime nga dritarja dhe të paralajmërojë për protesta të ardhshme.

Sali Berisha mbajti një fjalim përmes dritares së banesës së tij, duke theksuar se fjala e lirë është e shenjtë dhe se qeveria është në kundërshtim me të. Ai bëri thirrje për ngritjen e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke premtime se protestat masive do të nisin së shpejti në të gjithë vendin.

Berisha gjithashtu e shfrytëzoi fjalën e tij për të shprehur mbështetjen për gazetarët shqiptarë, duke i quajtur ata “parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitetet.” Ai shprehu bindjen se fjala e lirë është antidoti kundër diktaturave dhe theksoi rëndësinë e saj për dinjitetin njerëzor.

“Kjo protestë nuk mund të cilësohet me asgjë tjetër, veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në një protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë Salman Ruzhdie thotë se ajo është gjithçka. Qeniet njerëzore që nuk kanë fjalën e lirë nuk janë veçse automatë mjeranë të frikës. Pa fjalën e lirë nuk ka mendim, dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Një mbështetje për gazetarët shqiptarë, ata janë parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitetet. Beteja e tiranit nisi kundër gazetarëve. Fjala e lirë është antidoti i diktaturave”, deklaroi ai. Më tej Berisha bëri thirrje që të gjithë të ngrihen kundër qeverisë dhe kryeministrit të vendit. Sipas tij, nëse kjo ndodh Rama nuk ka ku të fshihet. “Në momentin që ne do të ngrihemi, Edi Rama nuk ka tunel në Surrel ku të fshihet. U shpreh mirënjohjen gazetarëve që në një moment të bardhë nxorën numrin e parë të RD më 6 janar 1991. Ajo ditë ishte si asnjë tjetër. Ai mëngjes i ftohtë ishte më i elektrizuari i këtij vendi dhe kombi. Njerëzit e etur për fjalën e lirë pritën të etur publikimin e RD. Është në nderin e atyre që e publikuan dhe intelektualëve që u rreshtuan në anën e të vërtetës”, nënvizoi Berisha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...