24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Hiqet mandati i deputetit ndaj Arben Ahmetajt, pas 6-muajsh në arrati

Ish-zëvendëkryeministri Arben Ahmetaj ka humbur mandatin si deputet i Partisë Socialiste (PS) në Kuvendin e Shqipërisë sot, pasi ka qëndruar në arrati për 6 muaj. Vendimi për heqjen e mandatit u mor në përputhje me procedurat ligjore dhe do të shqyrtohet nga Komisioni i Mandateve dhe më pas nga KQZ për zbatimin e rregullave të ndjekura për raste të tilla.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, ka shprehur se procesi ka pasuar procedurat zakonshme dhe ka theksuar respektimin e rregullave ligjore në Parlament. Kjo heqje e mandatit vjen pas një periudhe 6-mujore kur Ahmetaj ka qëndruar në arrati, dhe procedurat për zëvendësimin e tij do të vazhdojnë me respektimin e rregullave të vendosura.

“Ka pasur një sërë elementësh procedural. Do mblidhet komisioni i mandateve dhe më pas kalon në KQZ, për të parë se kush do të vijë në Parlament. Respektimi i procedurave ligjore në Parlament, ka shërbyer shumë që të japim një mesazh që duhen ndjekur procedurat. Nuk është vepruar ndryshe, thjeshtë pjesa procedurale”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...