6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Princ Leka dhe Blerta Celibashi: Një histori dashurie e re nis pas ndarjes me Elia Zaharia

Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, pas një historie dashurie të gjatë, ka qenë kryefjala e mediave rozë në muajt e fundit. Megjithatë, pas divorcit të tyre, Princi Leka ka filluar një histori dashurie të re me Blerta Celibashi, një fotograf dhe ish-anëtare e Partisë Demokratike.

Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.
Blerta Celibashi është parë shpesh në shoqërinë e Princit, dhe foto paparaco i ka kapur ata së bashku në aeroportin e Budapestit, ku kanë zgjedhur të kalojnë natën e ndërrimit të viteve. Edhe pse ende nuk janë shfaqur zyrtarisht si çift, duket se ata po shijojnë një romancë të re jashtë vëmendjes së publikut.

Ndërsa Princi Leka dhe Blerta nuk janë shprehur zyrtarisht në lidhje me këtë histori dashurie të re, fotografia e ka konfirmuar atë. Për Blertën, kjo ka sjellë një nivel të lartë vëmendjeje publike, pasi ajo ka qenë një fotograf aktive dhe një anëtare e Partisë Demokratike.

Historia e divorcit të Princit Leka dhe Elia Zaharias ka filluar para disa muajsh, por është bërë e ditur publikisht vetëm së fundmi. Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur të kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ndërsa Princi Leka dhe Blerta kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria për t’i shpëtuar vëmendjes së mediave dhe thashethemeve.

Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskretë sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15-vjeçare, duke folur shumë rrallë. Por ka qenë i vëllai i Elias, Amos që ka zbuluar kohë më parë, disa detaje nga takimi i tyre. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat.

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por, është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...