21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Reagimi i Ina Zhupës ndaj deklaratave të Blerina Gjylametit për reformën zgjedhore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, lidhur me miratimin e reformës zgjedhore. Zhupa i bën thirrje socialistëve që të zbatojnë rregulloren dhe të pranojnë anëtarët e propozuar në komisionin e reformës zgjedhore. Ajo akuzon Gjylametin dhe kolegun Toni Gogu për shkelje të kushtetutës dhe propozim të rregullores antikushtetuese për përjashtimin e deputetëve. Zhupa kujton numrin e madh të vendimeve për përjashtimin e deputetëve nga Partia Socialiste dhe e quan situatën antikushtetuese dhe antidemokratike. Në fund, ajo i bën thirrje socialistëve që t’i kthehen Kushtetutës dhe mos të shkelin rregulloren.

Postimi i plotë i Zhupës:

Fallsiteti në thirrje ndërkohë që vetëm shkelin kushtetutën dhe përjashtojnë deputetët si një rekord i zi parlamentar.

E njëjta Gjylameti që na bën thirrje, bashkë me Toni Gogun janë dy propozuesit të rregullores së re antikushtetuese për përjashtimin nga funksioni i deputetit me dy muaj të kolegëve që prishin qetësinë e hajdutëve dhe kërkojnë zbatimin e kushtetutës.

Nuk u mjaftuan, që në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin e 29 deputetëve meqë nuk pranojmë të jemi fasadë e seancave ku shkelet kushtetuta dhe nuk respektohen të drejtat kushtetuese. Por vazhduan me propozime antidemokratike dhe antikushtetuese.

Dhe mbasi bën këtë, na paska bërë thirrje për reformën zgjedhore. Është shumë e thjesht reforma, mjafton të zbatoni rregulloren, mos mbani peng komisionin, të votoni përfaqësuesit që kërkon opozita dhe të vazhdoj punën komisioni i reformës zgjedhore.

Por ju doni të caktoni ju përfaqësuesit tanë në komision dhe ne të rrimë mos ju prishim qetësinë e seancave antikushtetuese.

I keni bërë llogaritë gabim!

Thirrjen bëja vetes dhe kolegëve socialist që ti ktheheni kushtetutës dhe jo të ndryshoni rregulloren sa herë e shkelni atë, si në rastin e komisioneve online”, u shpreh Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...