12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vriten 2 gazetarë në Gaza! Njëri prej tyre djali i reporterit të Al Jazeera

Sot, gazetarët Hamza Dahdouh, një fotoreporter dhe djali i shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael Dahdouh, dhe kolegu i tij Mustafa Turaya u vranë në një sulm ajror izraelit në perëndim të Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Sulmi ndodhi ndërsa ata po dokumentonin dëmet e shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm në zonën që lidh Khan Yunis me Rafah.

Automjeti me të cilin po udhëtonin gazetarët u godit nga një raketë izraelite, duke shkaktuar vdekjen e tyre. Wael Dahduh, shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza, kishte pësuar humbje të tjera familjare në një sulm ajror të ngjashëm më tetor, ku humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar.

Sulmet ajrore në Gazë kanë sjellë humbje të shumta civile dhe kanë prekur drejtpërdrejt gazetarët dhe ekipet e medias që punojnë në terren për dokumentimin e ngjarjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT