34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjokutaj habit me deklaratën: Doktor Berisha sëshpejti do të jetë misdis nesh

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, mori pjesë në tubimin e mbështetësve para pallatit ku jeton Berisha, i cili aktualisht ndodhet në një masë shtëpie. Gjokutaj inkurajoi mbështetësit dhe shprehu optimizmin se çështja e Berishës do të fitojë.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim ndaj kauzës dhe theksoi se duhet të bashkohen kundër atyre që, sipas tij, kanë mashtruar popullin. Gjokutaj siguroi mbështetësit se për pjesën ligjore, ata do të kishin besnikëri ndaj çështjes së tyre dhe se çështja do të fitojë. Avokati përfundoi fjalimin duke premtime optimiste se “Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh.”

“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.

Ndërkohë, mbështetësit e Sali Berishës kanë organizuar protesta dhe tubime të vazhdueshme në Rrugën Mustafa Matohiti kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rritur masën e sigurisë ndaj Berishës, duke e lënë atë në një lloj arresti shtëpie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...