26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Anketa Europiane: Në Shqipëri, 39% e punonjësve raportojnë se punojne në kushte pune ekstreme

Gjetjet e anketës europiane për arsimin dhe lidhjet e tij me tregun e punës në Shqipëri tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve përballet me kushte të vështira pune. Sipas rezultateve, 39% e punonjësve shqiptarë kanë raportuar se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda pa ndihmën e një makinerie.

Në anën tjetër, 29% e punonjësve pohojnë se punojnë në mjedise me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate, ose pjesë të rrezikshme, duke u ngjitur me mesataren e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5).

Një fakt interesant është se gati gjysma e punonjësve shqiptarë (46%) përdorin duart si “mjetin” kryesor në punë, duke manipuluar objekte ose duke ngrenë peshë. Kjo shifër është shumë më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së, por edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor (51%).

Analizat e detajuara tregojnë se ngulitja në punë, përdorimi i duarve për manipulim të objekteve, dhe ngritja e peshave janë më të zakonshme në sektorin bujqësor ose industrial, duke theksuar sfidat që shumë punonjës ballafaqohen në këto fusha.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) pohuan se ngrenë pesha krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), ndërsa vetëm 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia ngrenë objekte gjatë orarit të punës.

Të anketuarit u pyetën nëse si pjesë e punës së tyre kryesore, kanë përdorur ose kanë punuar me makineri të kompjuterizuar muajin e fundit. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...