27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘Ka jetuar në shtëpinë time’, Arrestohet dhe dënohet me burg 29-vjecari për lidhje intime me të miturën, flet avokati

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për Kledi Tirollarin, 29-vjeçarin që u kap në lidhje intime me një 12-vjeçare në qytetin e Korçës dhe bashkëjetonte me të nënën e vajzës. Rasti u zbulua nga nëna e vajzës pasi vuri re foto dhe biseda të dyshimta në telefon. Avokati i Tirollarit, Denis Mekolli, tha se klienti nuk ka pranuar autorësinë dhe ka kërkuar të mos caktohet asnjë masë sigurimi personal nëse nuk provohet fajësia e tij. Mekolli shtoi se është bërë kërkesa për ekspertim mjeko ligjor ndaj të miturës dhe se deri tani nuk ka prova konkrete për të mbështetur deklaratat e nënës së vajzës. Rasti aktual ka shqetësuar opinionin dhe vazhdon të hetohet për të zbuluar të gjitha detajet dhe siguruar drejtësi.

Avokati Denis Mekolli:

Nuk ka pranuar autorësinë, pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij.

Deri në këto momente sështë kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë mase sigurimi personal sepse nuk provohet.

Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...