4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ngre grup hetimor pas ngjarjes në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Vlorë dhe ka ndërmarrë masa të menjëhershme për hetimin dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen. Drejtor Rrumbullaku ka kryer një analizë intensive të situatës, duke përfshirë ngjarjen konkrete, problematikat brenda dhe jashtë vendit, si dhe dosjet e ngjarjeve të mëparshme dhe grupet kriminale.

Si pjesë e përgatitjes për veprime të mëtejshme, ai ka formuar një grup hetimor të posaçëm që do të angazhohet në hetime të detajuara rreth ngjarjes në fjalë. Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe efikase.

Në analizën e tij, Drejtori Rrumbullaku ka grumbulluar një numër të madh pamjesh filmike nga zona e ngjarjes dhe itinerari i mundshëm i autorëve. Këto pamje do të shërbejnë si burim i rëndësishëm për hetimet dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e grupeve kriminale në të ardhmen. Këto masa përfshijnë bashkëpunimin e ngushtë mes strukturave të policisë dhe agjencive tjera të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...