7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Edi Rama: Planifikimi ambicioz për zhvillimin e korridorit blu dhe infrastrukturën hekurudhore në Shqipëri

Në një prononcim gjatë një ngjarjeje në Lezhë, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një plan ambicioz për zhvillimin e korridorit Blu dhe infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri. Ai ka theksuar se punimet në aksin Thumanë-Kashar janë duke u realizuar me sukses dhe se pritet hapja e këtij segmenti brenda vitit. Kryeministri ka shtuar se do të procedohet përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për segmentet Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj. Gjithashtu, është në kalendar përfundimi i segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës brenda vitit.

Rama ka përmendur nevojën për financim për një baypass të madh të Elbasanit dhe ka shprehur besimin se këtë fillim vjeshte do të lidhet kontrata për Vorë-Hani i Hotit. Kryeministri ka informuar se janë fituar fonde evropiane për projektin Durrës-Rrogozhinë dhe ka përgatitur projektin për zgjerimin e korridorit deri në Rrogozhinë dhe Porgradec. Në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, është diskutuar për projektin hekurudhor Durrës-Prishtinë, duke parashikuar ndryshime të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë.

Kryeministri ka theksuar urgjencën e projektit strategjik për portin e Durrësit në Porto Romano dhe ka bërë thirrje për ndihmën e NATO-s në këtë fushë. Planifikimi ambicioz synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, portuale dhe aeroportuale në Shqipëri.

Edi Rama:
Meqë jemi në Lezhë dhe meqë këtu ka një pritshmëri të posaçme për korridorin Blu dëshiroj të them se në diskutimin për vepra të mëdha për infrastrukturën rrugore, portual dhe aeroportuale kemi diskutuar një pamje shumë të qarttë kemi një ecuri të punës me korridoiun Blu. Brenda këtij viti do të hapim aksin Thumanë Kashar, ku thuajse 70% e punimeve janë duke u realizuar. Kemi qartësi për ecurinë e aksit të procesit për Milot Thumanë. Pjesa tjetër shumë nevralgjike sepse e dimë të gjithë se sa e vështirë është bërë lëvizja gjatë kohës së verës sidomos nga veri drejt jugut. Dhe besoj që do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimnin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që përfundon të gjithë boshtin e korridorit, ndërkohë që punohet për fazën e parë të segmentit Milot-Murriqan. Po punohet për projektin. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojën për financim për baypass e madh të Elbasanit ku korridori ecën me shpejtësi falë edhe gjeologjisë së favorshme. Dhe jemi në kalendar për të përfunduar segmenti e parë hekurudhor Tiranë-Durrës sipas gjasave brenda vitit. Kemi diskutuar për 4 km që duhen për të lidhur nga Kashar deri në qëndër të Tiranës. Besoj që në fillim të vjeshtës do të lidhim kontratën për Vorë-Hani i hotit. Kemi fituar nga fondet evropiane për Durrës-Rrogozhinë. Kemi përgatitur projektin për të shkuar më poshtë në Rrogozhinë Porgradec që të kompletohet korridori me vijën hekurudhore. Dhe me qeverinë e Kosovës për ecurinë e projektit të hekururdhës Durrës-Prishinë. Ka një dakordësi nga të dyja qeveritë për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës. Kemi kalendarizuar për hapjen e garës ndërkombëtare për portin e Durrësit për porto Romano. Është një projekt strategjik dhe ka një urgjencë srategjike dhe kemi thirrur edhe NATO, do të kalojmë me financim të brendshëm në mënyrë që të mos varemi nga ngarkesa të tjera
.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...