20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tronditja në Familjen Tarellari-Pelivani: Xhaxhai i 18-vjeçares së abuzuar nga vëllai i njerkës tregon telefonatat me mbesat

Vrasja e 33-vjeçarit Erion Pelivani nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pas dëshmisë tronditëse të vajzës së tij, ka sjellë një tronditje të thellë në familjet e të dyja palëve të përfshira. Sot, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të drejtuar nga Evis Ahmeti, është transmetuar një intervistë me xhaxhain e autorit, i cili ka shpërndarë disa detaje rreth ngjarjes dhe gjendjes emocionale të vajzave të përfshira.

Xhaxhai ka treguar se pas ngjarjes ka komunikuar me mbesat e tij, përveç vajzës 18-vjeçare, e cila dyshohet se është viktimë e abuzimeve nga vëllai i saj. Ai ka pohuar se gjendja emocionale e vajzave është e rënduar.

“Ne kemi folur para tre ditësh me vëllanë. Gjendja ishte e mirë, nuk më tha ndonjë gjë. Për lajmin na morën në telefon nga Greqia. Unë nuk e besoja. Nuk e di! Nuk kam qenë atje, kam qenë në Shqipëri. Vajzat janë të trija në Greqi dhe jetojnë me babanë. Kjo ishte e vogla…

Nuk kemi pasur kontakte pas ngjarjes, me mbesat fola. Vajzat qajnë, na mori lumi thonë… s’dinë çfarë të bëjnë.

Vajza është 18 vjeç, nuk kam fol me të, por me dy vajzat e mëdha. Vajza po rri në shtëpinë e saj që ka me qira. Mbesat kur fola ma thanë pak a shumë se çfarë kishte ndodhur. E vërteta nuk dihet”, deklaroi xhaxhai.

Ngjarja ka lënë pas një dëm emocional të thellë në familjen e përfshirë, ndërsa autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...