20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Polici arrestohet në Mal të Zi, akuzohet për tentativë dhune seksuale ndaj një fqinje të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi, pasi një efektiv policie është arrestuar për dyshimet se ka tentuar të dhunojë seksualisht një fqinje të tij të mitur. Polici, i identifikuar si shtetasi D.L, 54-vjeç, është kapur nga autoritetet pasi kishte ftuar një vajzë 13-vjeçare të shkonte për të ndjekur një ndeshje me fëmijët e tij dhe më pas ka kryer tentativën e dhunës seksuale.

Ndërsa vajza kalonte pranë shtëpisë së tij, policia është dyshuar se e ka ftuar atë dhe më pas ka tentuar ta sulmojë. Vajza i ka njoftuar menjëherë prindërit për ngjarjen, dhe ata kanë informuar autoritetet.

Mediat malazeze raportojnë se vajza ka arritur ta shpëtojë veten nga situata duke iu larguar nga shtëpia e efektivit polic. Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e tij dhe po heton ngjarjen e rëndë.

Mediat malazeze raportojnë se ndërsa vajza ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici i identifikuar si shtetasi D.L 54-vjeç, e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë.

Raportohet se vajza ka njoftuar prindërit se do të ishte në shtëpinë e fqinjëve dhe pas disa minutash është kthyer me nxitim në shtëpi ku u ka treguar prindërve për ngjarjen.

“Efektivi ka qenë vetëm në shtëpi dhe menjëherë ka filluar ta përkëdhelë dhe ka tentuar ta puthë. Ajo e ka larguar dhe ka ikur në shtëpi”, raportojnë mediat malazeze.

Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht informacionin për arrestimin e efektivit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...