27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Seancë dëgjimore në kongresin e SHBA-së: Ekspertët kërkojnë tërheqjen e vaksinave COVID-19 për shqetësime sigurie

Në një seancë dëgjimore në Kongresin e SHBA-së më 12 janar 2024, ekspertë të mjekësisë bënë thirrje për tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve të vaksinës COVID-19 për shqetësime sigurie. Diskutimet u fokusuan në efektet negative të vaksinimit të popullsisë së gjerë me vaksinat anti-Covid, duke sjellë në vëmendje lëndime rekord, paaftësi dhe vdekje, edhe vite pas injektimit të dozës së parë në 2021.

Më datë 12 janar 2024, përfaqësuesja e Xhorxhias, Marjorie Taylor Greene mbajti një konferencë në Capitol Hill, në të cilën u diskutua për vaksinimi kundër COVID-19, dhe pse kjo vaksinë vazhdon të shkaktojë lëndime rekord, paaftësi dhe vdekje, edhe vite pas injektimit të dozës së parë në 2021.

Në seancën dëgjimore ishin të pranishëm, Senatori Ron Johnson, Përfaqësuesit e SHBA-së, Warren Davidson dhe Any Biggs. Ndërsa në cilësinë e ekspertëve ishin Dr. Peter McCullough mjek kardiolog, Dr. Ryan Cole, i specializuar në patologji klinike dhe Dr. Kirk Milhoan, i specializuar në pediatri dhe kardiologji pediatrike.

Seanca dy orëshe ishte e pandërprerë nga deklaratat hapëse dhe pyetjet e ligjvënësve amerikan për ekspertët. Ai u transmetua drejtpërdrejt përmes shumë kanaleve dhe shtypi mori intervista nga Greene dhe Johnson.

Audienca përfshinte palët e interesuara që kanë pësuar lëndime nga vaksinimi kundër COVID-19, studentë, drejtues të korporatave, media të pavarura dhe Mbrojtja e Shëndetit të Fëmijëve.

Dhjetra citate janë dhënë për Dokumentin e Kongresit nga literatura e rishikuar nga mjekët, bazat e të dhënave të sigurisë, u shfaqën në slajde që demonstrojnë proteinën Spike të vaksinës COVID-19 e cila shkakton dëme të përhapura në trupin e njeriut.

Dr. McCullough vuri në dukje se për produktet gjenetike, korniza rregullatore e Agjencisë Federale të Barnave është 5-vjet, por frika është se efektet e vaksinën mund të jepen pas kësaj kornize.

Nga ana tjetër amerikanët janë të shqetësuar lidhur me vaksinën. Një sondazh i Rasmussen në ditën e seancës raportoi se 53% e amerikanëve mendojnë se efektet anësore të rënda nga vaksinat po çojnë në një numër të madh vdekjesh të pashpjegueshme.

Në fund senatori Johnson u bëri një lutje mjekëve dhe punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të dalin përpara njerëzve, të jenë të ndershëm lidhur me hapat që ata kanë ndërmarrë gjatë pandemisë, qofshin edhe të gabuara, si dhe të vendosen në anën e duhur të historisë.

Vaksinimi kundër COVID-19 ka qenë një katastrofë e sigurisë biologjike për botën. Më 12 janar 2024, të tre ekspertët kërkuan tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve të vaksinës COVID-19 për shqetësime sigurie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...