Pas një periudhe të gjatë aksionesh protestuese në Kuvendin shqiptar, opozita ka njoftuar se do të tërhiqet nga aksionet pasuese. Ndërhyrjet e tyre përfshinin flakadanë, thyerje karrigesh dhe bojkotim të seancave plenare. Opozita ka paralajmëruar se këto aksione nuk do të ndalen, por një përkeqësim i situatës ka shtuar vendosmërinë për të tërhequr angazhimin.
Një hap i tillë pritet të ndodhë në udhëtimin që opozita ka planifikuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke bashkuar forcat me mazhorancën për të marrë pjesë në eventin “Mëngjesi i Lutjeve” në Uashington.
Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, opozita kërkon miratimin për buxhetin prej 650 dollarë për secilin deputet që do të marrë pjesë në udhëtimin ndërkombëtar. Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të të dyja krahëve politike, duke përfshirë emra si Blerina Gjylameti, Jorida Tabaku, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Tomor Alizoti, dhe të tjerë.
Ky hap i opozitës shpalli qartë qëndrimin e tyre për pjesëmarrje në evente ndërkombëtare, duke theksuar njëherësh nevojën për një mirëkuptim të thellë dhe një ndryshim të situatës brenda vendit.
Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë, kërkon miratimin për buxhetin prej 650 dollar për deputetët që do të udhëtojnë drejt SHBA, mes tyre të opozitës dhe maxhorancës.
“E nderuar zonja kryetare. Në vijim të miratimit tuaj për pjesëmarrjen e një delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë në eventin “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në Uashington, Amerikë, i përbërë nga deputetët, znj. Blerina Gjylameti, znj. Jorida Tabaku, znj. Dhurata Tyli. z. Bledar Cuçi. 2. Damian Gjiknuri.. Pandeli Majko, z. Toni Gogu, 2. Denis Deliu, z. Gazment Bardhi. 2. Fatmir Mediu, z. Tomor Alizoti, shefi i Kabinetit, z. Kosta Barjaba dhe Këshilltari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Everest Dedaj. Ju bëjmë me dije se do të zhvillojë takime të Konfirmuara ne Kongres, në Senat dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit në datat 28. 29 dhe 30 janar 2024, si dhe do të marrë pjesë në Konferencen me titull “Influenca Malinje e Kinës në Ballkanin Perëndimor”, që do të organizohet nga Kongresmenet, Pete Sessions dhe z.Robert Aderholt.
Pjesëmarrja në ‘Mëngjesin e Lutjeve” ka nje tarifë registrimi prej 650 dollare për secilin pjesëmarrës. Bazuar në pikën 4 të nenit 7 të “Rregullores së Kuvendit të RSH” dhe procedurave të percaktuara në “Rregulloren e Brendshme mbi udhëtimet Ndërkombetare”. Për sa më sipër ju lutemi për miratimin tiaj. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit të ndjekin procedurat përkatëse.”-thuhet në memon drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm Genci Gjoncaj.