20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tensione në Kuvend, Opozita pengoi fillimin e seances,Bardhi shpërtheu ndaj kryeparlamentares

Në Kuvendin shqiptar, seanca ka filluar me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë përdorur zhurmues për të ndërprerë fillimin normal të punimeve. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka tentuar të nisë seancën dhe ka thirrur për qetësi, deputetët e opozitës kanë krijuar një atmosferë tensionuese duke rrethuar foltoren dhe duke përdorur materiale të ndryshme si pankarta.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Garda të nxirrte ata jashtë sallës së seancës. Megjithatë, Nikolla ka thënë se Garda do të ndërmarrë veprime vetëm nëse deputetët e opozitës ulen në vendet e tyre.

“Nxirrni Gardën përjashta” është thirrja e Bardhit, ndërsa Nikolla shprehet se Garda do të lëvizë pasi deputetët e opozitës të ulen në vendet e tyre.

Deputetët e opozitës kanë zgjedhur të vijojnë me aksionin e tyre edhe në seancën e ditës së sotme, e cila është e para për këtë vit kalendarik.
Ata janë rreshtuar para foltores së Kuvendit, ndërsa himni ka nisur të luhet dhe anëtarët e mazhorancës janë ngritur në këmbë në karriget e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...