21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ekzekutimi i kreymafiozit me 90 plumba në qendër të Athinës, policia greke ngre dyshimet e forta

Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, ka ngritur dyshimet se vrasësit e mafiozit grek, Vangjelis Zabunis, në Athinë mund të jenë shqiptarë ose sllavë.

Sipas tij, atentatorët mund të jenë emigrantë nga Ballkani, të paguar për ekzekutimin e atentatit mafioz.

Policia ka deklaruar se mund të ketë pasuar një informator që ka lajmëruar atentatorët mbi lëvizjen e mafiozit grek në vendngjarje.

Autorët, me shumë mundësi ballkanas, kanë përdorur një makinë të vjedhur nga Milano, duke treguar për një shkallë organizimi.

Ka mundësi që ekzekutorët e 44-vjeçarit “Ham” të jenë ballkanas, vlerëson policia. Me shumë mundësi autorët ballkanikë, kanë pasur një makinë të vjedhur nga Milano, e gjithë kjo tregon për një organizatë. Megjithatë, dyshoj në profesionalizmin e tyre, dikush i lajmëron se aty ndodhet 44-vjeçari dhe më pas autorët shkojnë në vendngjarje. Shumë donin të vdekur “Ham”, kishin tentuar ta ekzekutonin në të kaluarën, pasi kishte një Glock në çantë dhe një kallashnikov në makinë”, tha presidenti i Policisë së Atikës Lindore, George Kalliakmanis.

Kalliakmanis iu referua skenarit të mundshëm të arratisjes së 44-vjeçarit nga sulmi.

Nëse 44-vjeçari do të arrinte të shpëtonte, brenda 2024-ës do të kishim shumë raste vdekjeje, sepse të gjithë e dinin se ai ishte një nga më të ashpërt”.

Megjithatë, presidenti i Policisë së Atikës Lindore, George Kalliakmanis, dyshon në profesionalizmin e tyre, duke theksuar se ata kanë qenë të informuar dhe kanë vepruar me një skenar të caktuar.

Kalliakmanis gjithashtu theksoi se vrasja e mafiozit ishte pjesë e një përpjekje të mëparshme për ta ekzekutuar atë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...