27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë synime të përbashkëta’, Vjosa Osmani pret Ministrin e Punëve të Jashtme Igli Hasan-in

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, në një takim ku janë diskutuar zhvillimet politike, siguritare dhe bashkëpunimi ndërshtetëror në politikën e jashtme.
“Përtej lidhjes historike e partneritetit strategjik, Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë synime të përbashkëta dhe strategji të harmonizuara në interes të dy shteteve”, ka theksuar deklaruar ajo, njofton Presidenca përmes një komunikate për media.
Pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka nevojë për kontribut të vazhdueshëm të politikës së jashtme të Shqipërisë”, është shprehur ajo

Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në periudhat e vështira dhe në procesin e shtetformimit.

Presidentja ka theksuar nevojën për mbështetje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, sidomos në organizatat ku Kosova nuk është e përfaqësuar.

Diskutimi ka përfshirë çështjen e njohjeve të reja, përfshirjen në Partneritetin për Paqe dhe koordinimin për sfidat e sigurisë.

Osmani ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe vendet e rajonit në adresimin e sfidave të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit ndërkombëtar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe veprimet armiqësore të Serbisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...