10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

AMF publikon projektrregullore për ligjin e ri të fondit për pensionit privat

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka lansuar për konsultim publik një projektrregullore që synon zbatimin e ligjit të ri “Për Fondet e Pensionit Privat”. Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë kërkesat mbi mjaftueshmërinë e kapitalit të shoqërisë administruese dhe të rregullojë format, llogaritjet dhe shumat e fondeve të pensionit privat.

Sipas projektrregullores, fondet minimale të shoqërisë administruese duhet të jenë të paktën 15.8 milionë lekë. Kërkesat ndryshojnë në varësi të vlerës së aktiveve në administrim, duke përcaktuar një rritje graduale të vlerës së fondeve të shoqërisë në rast se aktivet nën administrim shkojnë përtej 31.6 miliardë lekë.

Përveç kësaj, projektrregullorja përcakton që fondet e shoqërisë administruese nuk duhet të jenë më pak se 1/4 e shpenzimeve fikse të shoqërisë.

Ligji i ri për Fondet e Pensionit Privat ka sjellë rritje të lehtësive fiskale për kontributet në këto fonde, duke ndryshuar kufijtë dhe përmirësuar avantazhet tatimore për kontribuesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...