25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Reagon Açka: Keqardhje e madhe! Parlamenti ka dalë nga aksi i funksionimit

Deputetja Flutura Açka shprehet se parlamenti është bërë jofunksional për shkak të përplasjeve konstante, duke theksuar se opozita nuk ka mundur të thotë fjalën e saj për muaj të tërë. Ajo shpreh keqardhje për përplasjen me deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, akuzuar ata për tentativë krijimi kaosi në parlament. Açka thekson se detyra e saj është t’u tregojë qytetarëve se ku e ka plagën aktualja qeveri.

Deputetja përgjigjet ndaj aludimeve të Bardhit për lidhje me Suel Çelën dhe akuzave për të qenë fasadë e qeverisë, duke e ftuar atë të drejtohet te SPAK për këto pretendime.

Flutura Açka:

“Parlamenti ka dalë nga aksi është jo funksional, e mendova si një gjest të parë, ta fillojmë këtë vit mbarë. Ka disa muaj që ne nuk e themi dot fjalën si opozitë. Ne kemi bërë beteja të mëdha në komision për media që drejtoj unë, sidomos ligji për Butrintin, që presim nga dita në ditë të marrim një përgjigje pozitive në të mirë të trashëgimisë kulturor. Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos parlamentin, e shih si një detyrë jo të mirë dhe jashtë detyrës sime dhe mos t’i tregoj qytetarëve shqiptarë se ku e ka plagën kjo qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur si kryetare që këtë sesion ta japim me mbledhje fizike dhe të bëjmë opozitë po aq të ndershme sa opozita në formë proteste. Kam keqardhje të madhe, është një përplasje që lidhet me kolegët tanë. E kam për aludimet e hapura, i bëj thirrje Bardhit dhe kujtdo tjetrit që mendon në raport me mua dhe kolegët e tjerë ti drejtohen SPAK, çfarëdo iluzioni që mund t’i drejtohet opinionit publik që në të shumtën e herës cilësohen si retorikë politike, janë shumë të dëmshme në kampin opozitar. Kam keqardhje të madhe që nuk u përfshiva dot në buxhetin katastrofik. Shqiptarët nuk e morën vesh kurrë se çfarë buxheti katastriofik ka për arsimin dhe kulturën”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...