17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Basha Akuzon: Kaosin në kuvend e krijuan ata që nuk duan reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për media duke komentuar kaosin dhe pengesat e krijuara nga deputetët e Rithemelimit në punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Basha akuzoi se ky skenar është rezultat i një strategjie të koordinuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe Partia Socialiste (PS), duke theksuar se ata nuk duan ta ndërrojnë sistemin zgjedhor dhe të përfshijnë listat e hapura.

Basha nënvizoi se reforma zgjedhore është një prej çështjeve kryesore dhe thelbësore për të siguruar barazinë e votës dhe rregulla të drejta loje për zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, ai akuzoi qëndrimin e koordinuar të PS-së dhe përpjekjet për shmangur diskutimet mbi listat e hapura dhe rregullat e tjera të reformat zgjedhore.

“Çështja e tretë, reforma zgjedhore. Teatri i reformës zgjedhore, me regji të Edi Ramës. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën e bëjnë pazare ditën, që të mos e lejojnë listën e hapur. Zgjedhjet bëhen në pranverë 2025, ndaj duhet që të vendosen sot rregulla loje për barazinë e votës. Diskutohet për gjithçka përveç kësaj çështje.

Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar. Sikurse edhe shfaqja e para dy ditëve që buburrecëve që sulmuan zonjat deputetë, për të hequr vëmendjen e këtyre çështjeve nga qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon të votimi dhe numërimi elektronik.

Shfaqje si e sotmja i shërbejnë vetëm atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Siç e tha dhe Alibeaj, ky është një kurth në të cilin nuk do arrijnë ta fusin kollaj PD”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...