11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Autoritetit Rrugor Shqiptar pas rreshjeve intense të shiut dhe dëborës, lajmeron shoferët

Ulja e temperaturave në Shqipëri ka sjellë reshje të intensifikuara të shiut në ultësirat qëndrore dhe jugore, si dhe reshje dëbore në zonat veriore të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar ndaj kësaj situate dhe ka njoftuar se mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren pa ndërprerje në të gjitha akset problematike. Grupet e punës kanë reaguar menjëherë për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe materialet që mund të krijojnë vështirësi në qarkullim, siç ka ndodhur në segmentin Skuraj-Burrel.

Në zonën veriore të vendit, ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erësi në disa segmente rrugore, përfshirë Ura e Zapodit-Shishtavec, Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë dhe Tropojë.

ARRSH bën thirrje për shoferët që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me dëborë dhe akull. Drejtuesit e mjeteve janë inkurajuar të kenë kujdes shtesë dhe të respektojnë masat e sigurisë në rrugë gjatë kësaj periudhe të reshjeve të shiut dhe dëborës.

ARRSH siguron qytetarët se mjetet borëpastruese dhe punonjësit e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të reaguar menjëherë në rastin e nevojës dhe se rrugët janë të pastruara nga dëbora, duke lejuar qarkullimin pa probleme. Thirrja për pajisje me goma dimërore dhe zinxhirë është një masë parandaluese për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit në kushte të vështira të motit.

📍Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin💦 duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës🦺duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim🚖
🗻Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë💨si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë❄️
🌨️Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️
🚧Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje 🚜
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮
#ARRSH #MIE

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...