4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tragjedi në klinikën gjinekologjike të QKUK-së: Foshnja e braktisur ndërron jetë, prokuroria nis hetimet

Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një foshnjë e cila ishte braktisur nga nëna, ka ndërruar jetë.

Burime nga brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gruaja kishte lindur foshnjën e saj në javën e 22 dhe e njëjta po trajtohej në QKUK.

Drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, ka konfirmuar rastin dhe ka ndarë detaje lidhur me ngjarjen. Sipas tij, bëhet fjalë për një abort të ndodhur në javën e dytë, ndërsa nëna ka braktisur foshnjën dhe ka larguar nga spitali. Ndrejaj shprehu dyshime se nëna ka mundur të stimulojë lindjen parakohshme.

Ndrejaj informoi se Klinika ka lajmëruar Policinë lidhur me këtë rast, dhe organet e drejtësisë po hetojnë ngjarjen për të zbuluar rrethanat dhe përgjegjësitë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”. Policia Rajonale ka konfirmuar ngjarjen dhe ka njoftuar se hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.

“Faktisht është abort në javën e 2-të dhe e ka braktis nana e vet, edhe nuk ka lindë e vdekun por mbas një kohe, fëmija 20 javësh normalisht që nuk mundet me mbijetu. Ajo [nëna] e ka braktisë dhe për shkak që e ka braktisë, Policia është kah merret me to. Normalisht rasti është në Polici se na e kemi rregull me lajmëru Policinë, organet edhe janë t’u e shqyrtu rastin kush është ajo, cka është ajo se ka ikë edhe prej klinike ajo. Mirëpo është në javën e 22, merret si abort ajo. Me siguri ka stimulu diku lindjen jashtë, ka marrë naj tabletë, ka ardhë këtu dhe qashtu. Po me ato raste merren Policia. Është abort. Deri në javën 23-24 merret si abort”, tha Ndrejaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...