34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbulohet shkaku i ndarjes së Elia Zaharia-s nga Princ Leka

Pas konfirmimit të divorcit mes Princ Lekës dhe Elias Zaharias, Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror, ka folur në një intervistë për “Canapé” duke zbuluar detaje rreth marrëdhënies dhe arsyeve të mundshme të ndarjes.

Teli ka theksuar se Princesha Geraldinë, bija e tyre, frikësohet se të tjerët do t’i marrin babanë dhe nuk lejon asnjë që të afrohet për ta takuar Princin. Ai ka treguar se çdo herë që ata i afrohen Princit Leka, Princesha Geraldinë reagon me lot dhe insiston që ata të largohen.

Gjithashtu, ka aluduar se arsyeja e divorcit mund të lidhet me mungesën e Elias në detyrat si ish-Princeshe shqiptare. Teli ka përmendur karrierën e saj si aktore dhe ka shprehur mendimin se kjo mund të ketë shkaktuar tensione në marrëdhënien e tyre. Ai ka shprehur dëshirën për një “Grace tjetër” në botën mbretërore dhe ka thënë se Zonja Zaharia ka pasur një rrugë artistike të lirë, ndonëse e vlerëson si një artiste të talentuar. Megjithatë, Teli ka thënë se mund të jetë fillimi i çarjes së tyre.

Erion Teli: Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia me vajzën, me Princeshën sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë.
Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.

Erion Teli: Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një bum në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre.

Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...