23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Niko Peleshi në Zagreb pritet në takim nga krerët kroat

Ministri i Mbrojtjes shqiptar, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Z. Ivan Anuši?. Qëllimi i vizitës ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me fokus në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe trajtimin e çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë kësaj vizite, u nënshkrua një Memorandum i ri për Bashkëpunim në Siguri dhe Mbrojtje.

Ministri Peleshi shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Kroacisë, veçanërisht në kuadër të anëtarësimit të dy vendeve në NATO, që këtë vit festojnë 15-vjetorin. Ai vlerësoi rolin e Kroacisë në Ballkan dhe mbështetjen e saj në proceset integruese euro-atlantike për vendeve të rajonit. Ministri Peleshi gjithashtu theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale.

Shqipëria dhe Kroacia janë bashkudhëtare në një nga rrugëtimet më të rëndësishme, anëtarësimin në NATO e që këtë vit dy vendet shënojnë 15 vjetorin në NATO, duke qenë krenarë për pozicionin tonë në përmbushjen e detyrimeve për paqen dhe sigurinë tonë të përbashkët”.

Në takimet me Presidentin dhe Kryeministrin kroat, ministri Peleshi prezantoi zhvillimet politike dhe reformave të ndërmarrura në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe për rolin e saj në sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor. Nënshkrimi i një Memorandumi të ri për Bashkëpunim në Siguri dhe Mbrojtje shënon një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke adresuar sfidat e reja dhe duke identifikuar fusha të reja të bashkëpunimit, përfshirë inovacionin, kibernetikën, industrinë e mbrojtjes, trajnimet, dhe edukimin.

Gjatë kësaj vizite, Ministri i Mbrojtjes Peleshi u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Z. Zoran Milanovi? dhe Kryeministri Z. Andrej Plenkovic. Ministri Peleshi i njohu dy krerët e shtetit kroat me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe me reformat e ndërrmarra së fundmi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Edhe në bisedë me Presidentin dhe Kryeministrin, ministri Peleshi shprehu edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia ka ofruar gjithmonë për integrimin e Shqipërisë, por dhe në rolin që ajo luan për sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...