11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Vetëvritet oficeri i Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi, ishte në depresion, dalin detaje te reja

Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së nënkomisarit të Policisë Arben Pjeçi në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është konfirmuar nga një njoftim zyrtar i Policisë. Sipas njoftimit, familia e oficerit ka njoftuar policinë për humbjen e kontakteve me të, dhe pas kësaj, është gjetur në ambientet e zyrës së tij, i vetëvrarë me armën e shërbimit.

Nënkomisari Arben Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”. Vendimi i dënimit po ekzekutohej nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Në informacionet e para, theksohet se Pjeçi ishte në një gjendje depresioni për shkak të dënimit të marrë dhe pezullimit nga puna. Ngjarja ka shokuar opinionin dhe po hetohet nga autoritetet për të gjetur më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të trishtueshme.

Njoftimi i policisë:

Rrreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Pjeçi, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

“Ndodhem në ambientet e jashtme të Policisë së qarkut të Durrësit. Nënkomisari i policisë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ishin familjarët që kishin humbur kontaktet gjatë ditës së sotme. Policia e ka gjetur pa shenja jete nënkomisarin e qarkut të Durrësit. Mësohet se nënkomisari ishte i stresuar gjatë ditëve të fudiut, ishte pezulluar për disa ditë nga puna. Policia e Durrësit po punon duke mbledhur prova dhe fakte të tjera. Është ngritur një grup pune për ta hetuar këtë çështje,. Është një ngjarje e rëndë. Policia në deklaratën e saj thotë se jemi lajmëruar nga familjarët dhe më pas ne e kemi shqyer derën dhe e kemi gjetur të pajetë. Pistoleta bën zhurmë dhe nuk ishte e nevojshme të kishte një lajmërim nga familjarët”, raportoi gazetari Leonidha Musaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...