25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbulohet jeta e dyfishtë e Bledar Dedjas, që u vra në Itali

Bledar Dedja, 39-vjeçari i gjetur i vdekur të dielën, 20 janar, në një zonë pyjore, në via Dei Carpini në Paderno del Grappa, me sa duket ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua që e ka njohur rreth dy vjet më parë në një aplikacion kushtuar takimit.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçare shqiptare, e martuar me një shqiptar. Gruaja tashmë është marrë në pyetje nga hetuesit.

Hetuesit kanë rënë në gjurmët e saj duke analizuar bisedat telefonike të Bledarit. Gjatë marrjes në pyetje ajo vetë pranoi se e kishte takuar 39-vjeçarin dy vite më parë, një miqësi e lindur në mjedisin virtual të një aplikacioni në internet. Miqësia me kalimin e kohës u bë diçka më shumë, raportojnë mediet italiane.

Bledari, nga ana tjetër ishte i martuar dhe kishte dy vajza dhe bënte një jetë të dyfishtë.

Policia italiane vijon hetimet lidhur me ngjarjen dhe misterin që e mbulon. Autopsia tregoi se Bledari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte godtija në mushkëri, e cila i shkaktoi dhe vdekjen.

Autori ende mbetet mister.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...