27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit për martesat: Situata alarmante

Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal të Shqipërisë pas rastit të shfrytëzimit seksual të një të miture nga një mjek 42-vjeçar. Në një reagim zyrtar, Avokati i Popullit ka theksuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me standarde ndërkombëtare, duke përmendur Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.

Avokati i Popullit ka kërkuar heqjen e të gjitha përjashtimeve ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç dhe abuzimin me të mitur. Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar rëndësinë e ndryshimeve në seksionin “Krime seksuale me të mitur” të Kodi Penal dhe ka inkurajuar reflektim dhe dialog të kujdesshëm në shoqëri.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim në lidhje me rastin dhe ka bërë një apel për një hetim objektiv dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm. Avokati i Popullit ka gjithashtu shfaqur shqetësimin e tij për ndikimin e madh të rastit në debatin shoqëror dhe ka inkurajuar një qasje të moderuar për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Në përfundim, ai ka theksuar nevojën për një fushatë të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend.

Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç.

Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurtë dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre. Avokati i Popullit përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm.

Një qasje e moderuar e të gjithë aktorëve është më e dobishme për të gjetur zgjidhje, pa e shtuar tensionin, por duke patur në qendër të vëmendjes të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve do të kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vlerëson nevojën për nisjen e një fushate të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla shqetësuese dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend.

Përsa më sipër, Avokati i Popullit angazhohet se do të vijojë të shfaqi një rol dhe kontribut të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis ligjor dhe shoqëror më të mbrojtur dhe të drejtë.”,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...