15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Zhvillohet testi i parë i gjakut në botë për tumorin në tru, mund të revolucionarizojë diagnozën kancerit

Kirurgët dhe shkencëtarët kanë shpallur zhvillimin e testit të parë të gjakut në botë për identifikimin e tumorit në tru. Ky test, sipas ekspertëve, mund të revolucionarizojë diagnozën e kancerit të trurit, duke përshpejtuar trajtimin dhe duke rritur normat e mbijetesës. Tumoret e trurit shfaqen te qindra mijëra njerëz çdo vit dhe janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes nën moshën 40-vjeç.

Ekipi hulumtues ka krijuar një test të thjeshtë gjaku, i cili mund të ndihmojë në diagnozën e shpejtë të kancerit të trurit, duke shmangur biopsitë kirurgjikale invazive dhe rreziqet e tyre të larta. Testi mund të përdoret për të zbuluar forma më vdekjeprurëse të kancerit të trurit dhe mund të sjellë një ndikim të rëndësishëm në kohën e fillimit të trajtimit.

Studiuesit zbuluan se testi ka një saktësi të lartë për diagnostikimin e tumoreve të ndryshme të trurit, duke përfshirë glioblastoma, astrocitoma dhe oligodendroglioma. Planifikohen studime të mëtejshme për të vërtetuar rezultatet, dhe nëse suksesshme, testi pritet të jetë gati për përdorim në dy vitet e ardhshme.

Ky zhvillim mund të ndikojë në diagnozën më të hershme, trajtimin më të shpejtë dhe potencialisht të rrisë shanset e mbijetesës për pacientët me kancer të trurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT