16.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Erion Veliaj përshëndet fitoren e PS-së në njësinë 10/ “Jemi këtu për ta administruar këtë fitore me përulësi”

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj shprehu kënaqësinë e tij për fitoren në njësinë 10.

Veliaj falënderoi mediat për punën e palodhur dhe raportimin e vazhdueshëm ndërkohë që tha se po përgatiteshin për fitore në 42 njësitë e Tiranës.

“Ndaj bashkë me kolegët e opozitës mendimin që ne kishim zgjedhje të shkëlqyera dje, ne ndajmë me ta mendimin se ne duhet të pranojmë rezultatin dhe ndajmë me ta mendimin se s’ka kohë për pushim, përfshirë dhe numëruesit,” – u shpreh kryebashkiaku.

Në fund të deklaratës së tij, Veliaj ttregoi se Partia Socialiste është e angazhuar maksimalisht për punën me orare të zgjatura, duke menduar, siç tha dhe vetë Veliaj, se sa më shpejt të mbyllet procesi dhe sa më korrekt të jetë numërimi, aq më shpejt mund të vijojë puna për vendin.

Teksa falënderoi ata që zgjodhën të votonin Partinë Socialiste, theksoi se do t’u shërbejnë me përulësi dhe atyre që kanë bindje të tjera politike.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që është rezultati i jonë i parë zyrtar në Njësinë 10. Një falenderim i veçantë Fatmir Xhafajt dhe frymëzimit që ai dha për ekipin dhe punës me dedikim. Dua të ndaj disa konkluzione. Kemi pasur një natë të gjatë dhe dua të ofroj kolegët e medias për të gjithë angazhimin. Sot gjatë ditës do të kemi fitore të ngjashme, po përgatitemi për fitore në 42 njësitë e Tiranës. Dua të ftoj të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e numërimit ti shkojnë deri në fund. Jam me mendimin e opozitarëve që votat duhet të numërohen.

Kërkoj kortezi edhe për numëruesit e palës tjetër, sa më shpejt të mbyllet ky proces aq më shpejt ne do të përveshim mëngët dhe ti rikthehemi punëve të mira. Për ata që votuan masivisht, në Njësinë 10, i falenderoj nga zemra që zgjodhën të na jepnin një mandat të fortë për Njësinë 10. Për ata që nuk na votuan them që do i shërbejmë me respekt dhe do të jemi aty për ta, pavarësisht bindjeve dhe votës tuaj.

Jemi këtu për ta administruar këtë fitore me përulësi. Duke filluar nga ata që shërbejnë në njësinë vendore, ka ardhur koha t’i shtrijmë dorën atyre që janë përballë, ata nuk janë armiqtë tanë, janë shqiptarë me bindje ndryshe nga e jona. Ne të gjithë jemi një. Mezi pres që nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur votat dhe mandatin për të qeverisur do të doja të nisnim një tjetër fushatë. Shumë faleminderit të gjithëve!”, u shpreh Veliaj.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT