34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Xhensila Myrtezaj reagon ashpër në rrjete sociale: Kam heshtur për shumë vite

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke përmendur një ngjarje të fundit ku i është dërguar një video që, sipas saj, përmbante shpifje dhe baltosje mbi emrin e saj. Në një postim në Insta Story, ajo shprehet se deri më tani ka heshtur për shpifjet, por tani është gati të ndërmarrë masa ligjore kundër atyre që përpiqen të përdorin emrin e saj për intrigat dhe gënjeshtrat e tyre.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje,” shkruan Myrtezaj në Insta Story.

Ky reagim i ashpër vjen si pjesë e një tendence ku personazhet publike përgjigjen ndaj sulmeve apo shpifjeve në rrjetet sociale duke ngritur zërin dhe duke shprehur vendosmërinë për të mbrojtur imazhin e tyre publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...