Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, ka shpërndarë një deklaratë sulmuese ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në deklaratë, PD akuzon Berishën për mbrojtjen e Arben Ahmetajt, duke e quajtur rrogëtarin e tij “avokat të fundit.” Partia thotë se Berisha ka përmendur McGonigal, një figurë që ka akuzuar Bashën, në një mënyrë të ngjashme me Edi Ramën.
PD kërkon nga Sali Berisha të kërkojë falje për mashtrime dhe të tregojë nëse ka dëshmitarë të dërguar për të dëshmuar kundër Bashës tek McGonigal. Ata akuzojnë se bashkëpunimi i nisur në vitin 2008 mes Berishës dhe Ramës vazhdon, duke përfshirë mbështetjen për leje ndërtimi dhe opozitën ndaj SPAK-ut.
DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE
Rrogëtari i Arben Ahmetaj që së fundmi është bërë dhe avokati i tij, ka dalë sot në dritare me diarenë e përnatshme të sulmeve dhe mashtrimeve kundër Lulzim Bashës.
Me paturpësinë më të madhe përmend dhe McGonigal, kur ky njësoj si Edi Rama, sulmuan Lulzim Bashën me akuzat e sajuara prej tij.
Sot Sali Berisha duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve për mashtrinet që ka bërë duke përdorur akuzat e Ramës dhe McGonigal.
Sali Berisha duhet të tregojë a i ka çuar ai njerëzit e tij të afërt të dëshmojnë kundër Lulzim Bashës tek McGonigal?
Akuzat e dala boje nuk do ta shpëtojnë Sali Berishën nga kjo e vërtetë dhe bashkëpunimi i tij me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.
Bashkëpunimi i nisur ne vitin 2008 nuk u ndal për asnjë çast. Sot ata janë prapë bashkë në leje ndërtimi dhe kundër SPAK-ut.