27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Francë kërkon pezullimin e vendimit të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit

Pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndaluar përdorimin e dinarit në favor të euros, Franca ka reaguar duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase. Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme franceze shprehet se vendimi i bankës kosovare është marrë me ngut dhe në mënyrë të pakoordinuar. Autoritetet franceze theksojnë se ky vendim do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili përdor dinarin serb për pagesa të shumta.

Parisit i shqetëson se ky vendim është marrë pa zgjidhur alternativa dhe kërkon një pezullim të menjëhershëm për të lejuar një periudhë tranzicioni. Franca bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje alternative nëpërmjet negociatave, duke vlerësuar se ky është një çështje që duhet të adresohet në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.


“Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...