19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

‘Mafia shqiptare e ka varare’/ Avokati i Sibora Gaganit, ka dhënë detaje nga vrasja shqiptares në Spanjë

Avokati i Sibora Gaganit ka sjellë detaje të reja në lidhje me rastin e vrasjes së saj në Spanjë në vitin 2014. Partneri i mëparshëm i Siborës, Marko Romeo, ka deklaruar në një letër drejtuar gjykatës se ai nuk ka qenë vrasësi i saj, por vetëm ka murosur trupin në apartamentin e tyre. Sipas tij, Sibora është vrarë nga mafia shqiptare pasi nuk i kishte paguar një borxh, dhe kishte marrë kërcënime se do të vritej nëse nuk zhdukte trupin.

Avokati theksoi se çështja e zhdukjes së Siborës nuk është trajtuar me seriozitet dhe pretendon se Marko Romeo nuk pranon dot vrasjen e Siborës, duke theksuar se ai e ka murosur nën presionin e mafias shqiptare. Nëna e Siborës, sipas avokatit, ka qenë e bindur se Marko ishte vrasësi i saj, duke përmendur probleme të shumta në lidhje me sjelljen dhe karakterin e tij.

Juan Manuel: Çështjen e zhdukjes së Siborës nuk e kanë trajtuar si një zhdukje të shkallës së lartë. Nëse Marko do ishte marrë që në 2014 në pyetje dhe pyetjet do ishin trajtuar me seriozitetin e duhur, zhdukja e saj do ishte trajtuar siç duhet.

Kur në media u publikua se Marko ka vrarë gruan e tij Paola, sipas avokatit, ish-punëdhënësi i Siborës i ka dërguar artikullin nënës së saj. Nëna e saj, siç tregon avokati ka thënë se ishte e sigurt që ai ishte vrasësi i së bijës, pasi kishin gjithë kohës debate, ishte posesiv dhe problematik.

Avokati: Marko nuk e pranon vrarjen e Siborës, ai ka dëshmuar që vrasjen e Siborës se ka kryer mafia shqiptare për shkak të një borxhi që kishte. Në fillim Marko ka deklaruar për policinë se e ka vrarë dhe e murosur, por tani përmes letrës që ka dërguar në gjykatë, e ka tërhequr. Kërkon të marrë lehtësirat në dënimin e tij. Sipas versionit që ai thotë, mafia shqiptare pasi e ka vrarë Siborën, e ka detyruar Markon ta murosë sepse ndryshe do e vrisnin dhe atë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...