1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Hajde se piva helmin”, dalim mesazhet e 18- vjeçares që u vetëhelmua në Fier

Një tragjedi ka goditur komunitetin e Fierit, pasi një nuse 18-vjeçare ka vendosur të japë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Prindërit e bashkëshortit të saj janë të pikëlluar nga humbja dhe hedhin poshtë çdo dyshim për mosmarrëveshje në martesë, duke përshkruar vajzën e re si të dashur dhe të mirë me të gjithë. Ata theksojnë se vajza mund të ketë hasur në bullizëm në shkollë dhe kërkojnë që ngjarja të zbardhet.

Ditën e vetëhelmut, prindërit e bashkëshortit thonë se vajza kishte dalë nga shkolla duke qarë.

Ditën që ajo konsumoi fostoksinë, shprehen ata, kishte dalë nga shkolla duke qarë, ndërsa nga kushërinjtë e familjes, Indrit Bytyçi thotë se ishte me Entilo Drajçin (bashkëshorti i 18-vjeçares) kur gruaja e tij i shkroi mesazh “Hajde se piva helmin”. Ata kanë shkuar menjëherë në banesë dhe e kanë dërguar në spital, ndërsa në dëshmi thuhet:

“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh.”

Policia e Fierit po heton ngjarjen dhe djali 24-vjeçar i njohur i vajzës është pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Familjarët janë të dëshpëruar dhe shprehin dëshirën për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë akt të tmerrshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT