14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Balla: ‘Jemi në fazën e parë të procesit për të shndërruar rrënjësisht shërbimin zjarrfikës’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur në një ceremoni për 13 oficerët e nivelit të lartë të certifikuar në Akademinë e Sigurisë, ku ka shprehur synimet për reformimin e shërbimit zjarrfikës. Ministri tha se ata janë në fazën e parë të procesit për të shndërruar rrënjësisht shërbimin zjarrfikës. Ai gjithashtu tha se do të kishte një qasje të re nga Drejtoria e Përgjithshme, e cila nuk do të ketë vetëm një rol koordinues, por edhe udhëheqës.

Në lidhje me këtë reformë, ministri tha: “Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës.”

Ministri gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të shpejtë të të gjitha strukturave në raste emergjencash. Ai bëri thirrje për bashkëpunim në mes të shërbimit zjarrfikës, Emergjencave Civile, Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjitha strukturave të përfshira.

Në lidhje me kapacitetet teknike, ministri përmendi se ka një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashki dhe shtoi se edhe nëse situata nuk është ideale, bashkimi i forçave mund të sigurojë një fuqi koordinuese për të përbaluar me sukses situata të ndryshme, si zjarret apo fatkeqësitë.

Për të përmirësuar situatën gjatë sezonit të verës, kur ka më shumë turistë, ministri tha se do të hapen stacione provizore të shërbimit zjarrfikës. Ai gjithashtu vlerësoi punën e efektivëve të shërbimit zjarrfikës brenda dhe jashtë vendit, duke përsëritur se rritja e pagave për ta është në vëmendje të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...

Tedi Blushi: Meta në gjendje të mirë shëndetësore, akuzat janë të stisura

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë...

Forbes 2026: Elon Musk kryeson listën e miliarderëve botërorë me 839 miliardë dollarë

0
Sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista Forbes, lista e miliarderëve globalë për vitin 2026 vijon të dominohet nga figurat kryesore të...