9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Shqipëria do të ketë një kryeministër shumë më të”, Ilir Meta mbështet protestën e fermerëve në Korçë

Dhjetëra fermerë janë mbledhur në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën e tyre, duke shprehur mbështetjen për protestën e fermerëve të Pirgut dhe Maliqit.

Meta theksoi se prodhimet e fermerëve shqiptarë nuk dalin në treg, ndërsa ata ballafaqohen me tatime të larta dhe mungesë të mbështetjes nga qeveria. Ai kritikoi politikat e tregtisë së lirë, duke përmendur se fermerët në Serbi dhe Maqedoni gëzojnë mbështetje shumë herë më të madhe, ndërsa fermerët shqiptarë përballem me persekutime.

Gjithashtu, Meta akuzoi qeverinë për moskrijim të vullnetit për të rritur tarifat doganore për produktet e importit dhe e cilësoi atë si një qeveri që shërben oligarkëve dhe importuesve.

Në fund, Meta shprehu bindjen se Shqipëria do të ketë një qeveri që pranon llogaridhënien dhe një kryeministër atdhetar. Ai inkurajoi kontributin e çdo qytetari për një qeverisje më të përgjegjshme dhe patriotike.

“Mbështetje protestës së fermerëve të Pirgut dhe Maliqit. U bë e disata herë, i disati vit që prodhimet e tyre, që mollët e tyre, qepët, patatet e tyre nuk dalin në treg dhe djersa e tyre shkon dëm.

Sepse kjo ishte loja e Ballkanit të Hapur. Ballkanit të hapur I dështoi qëllimi për të dëmtuar Kosovën, por Ballkani i hapur pati sukses të madh për të shkatërruar prodhimin tonë vendas, sepse u shqyen të gjitha dyert për prodhimet e importeve, u hoq çdo mbështetje për fermerin tonë.

Mbështetja për fermerët dhe prodhuesit në Serbi dhe Maqedoni shumë herë më e madhe, ndërsa në Shqipëri fermerët përballen me persekutime. Fermerët ngarkohen me tatim 20% që në shitje, që është më i larti në rajon dhe më i larti në Europë, ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën që pa nisur.

Qeveria nuk ka vullnet për të rritur tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja për tregtinë e lirë, sepse kjo është një qeveri që nuk ka interes të mbështes prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, u shpreh Ilir Meta.

Po ashtu, kreu i PL-së u shpreh se Shqipëria do të ketë një qeveri që pranon llogaridhënien dhe një kryeminstër atdhetar

“Unë mendoj se në çdo rast, Shqipëria do të ketë një kryeministër shumë më të përgjegjshëm dhe atdhetar, dhe absolutisht që është detyra e çdo qytetari të kontribuuojë për një qeverisje e cila pranon llogaridhënien dhe e cila i jep fund bullizimit të qytetarëve të saj dhe njëkohësisht shpopullimit dramatik të vendit”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT