25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim nga selia e PD/ “Numërimi i votave do përfundojë me fitoren e madhe të Aleancës për Ndryshim”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë daljen e parë për mediat sot, që nga nisja e procesit të numërit të votave.

Kryedemokrati ka shprehur bindjen se deri më tani sipas tij janë hapur kutitë e votimit të atyre zonave që favorizojnë partinë në pushtet, por sipas projeksioneve, “kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS e një fitore apo rritje të numrit të votave për PD”.

“Derisa janë ndëshkuar në ato që janë konsideruar bastione presim që fitorja e Aleancës për Ndryshim të konfirmohet në gjithë vendin.

Ata që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale ca i pret, t’i lënë lojërat“, tha Basha.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Së pari, dua të falenderojë të gjithë mediat që keni bërë një punë të jashtëzakonshme duke vazhduar mbulimin nën stop dhe që do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë.

Siç e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen të cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thënë kjo, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votive të numruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë.

Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votive për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim. Ky është fillimi pas kutive që shpresonin ti kishin basion, ku qartësisht janë ndëshkuar siçishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet, ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera.

Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që I ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin.

Çfarë është e rëndësishme tani është që atat që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, ti lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër.

Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti. Ndaj, thirrja ime ndaj çdo  numëruesi dhe çdo komisioneri është vazhdoni punën sipas ligjit  me përgjegjësi, me seriozitet.

Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre ashtu në fund të ketij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë.

Fitorja e Aleancés për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t’i takojë do shqiptari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...